Kryeministri Avdullah Hoti duhet të japë dorëheqje nëse nuk votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka thënë analisti Albert Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.
“Kryeministri është zgjedhur me dy premtime para deputetëve kur ka kërkuar votën e tyre për kryeministër për të themeluar Qeverinë. Rimëkëmbjen ekonomike dhe luftimin e pandemisë. Rimëkëmbja ekonomike synohet të bëhet përmes këtij ligji, pra është njëri prej elementëve kryesore të rimëkëmbjes ekonomike dhe nëse ky Projektligj nuk i merr votat e deputetëve në leximin e dytë tash atëherë ky do të jetë një mocion i votëbesimit për kryeministrin dhe nëse nuk arrin ta kalojë këtë Projektligj atëherë duhet të japë dorëheqje. Nuk mund të vazhdojë Qeveria të mbetet në detyrë nëse ligjet kryesore nuk mund t’i kalojë në Kuvend”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai thotë se me këtë rast nuk duhet që partitë ta shfrytëzojnë këtë situatë.
“Mirëpo që në anën tjetër partitë politike nuk duhet ta përdorin këtë ligj vetëm për të sabotuar apo vështirësuar jetën e Qeverisë apo për të vënë në pah mungesën e numrave të Qeverisë të cilën ne po e shohim që ekziston. Pra, është e pranishme që nuk ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare”, ka thënë Krasniqi.
Ai thotë se opozita duhet të jetë konstruktive dhe të japë kontributin e saj në këtë ligj.
“Jemi në një kohë të pandemisë, pra ku ekonomia është duke u zvogëluar dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe në këtë rast duhet të vendosen përpara interesat publike në vend të atyre të ngushta partiake që partitë mund t’i kenë. Opozita duhet me qenë më konstruktive në këtë rast dhe të kontribuojë me ato çështjet të cilat ata mendojnë që ky ligj nuk i adreson apo i adreson keq t’i merr Qeveria parasysh dhe t’i inkorporojë në ligj dhe kështu të kemi një ligj i cili u përgjigjet nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi./koha.net/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...