Një 45-vjeçar italian është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të riu shqiptar, i cili u gjet me dëmtime në kokë dhe gjoks në një banesë në Brighton.
Shqiptari 21 vjeçar Serxhio Marku, u gjet i plagosur në pronën në Stafford Road më 11 Shtator 2019 dhe vdiq më vonë në spital.
Italiani Francesco D’Agostino, 45 vjeç, u shpall fajtor në Brighton Crown Court të Mërkurën, ndërsa sot u dënua me burgimtë përjetshëm nga gjykata.
Avokatja e shqiptarit tha se miqtë dhe familja Marku kishin humbur një djalë dhe vëlla shumë të dashur, duke shtuar, “Gjatë gjithë hetimit tonë, familja e tij është sjellë me dinjitetin më të madh, pavarësisht nga humbja e tyre tragjike”.
Serxhio Marku
Marku u gjet nga policia i plagosur rëndë dhe i mbuluar nga gjaku i tij, ndërsa kishte marrë lëndime me mjet prerës.
Policia tha që 21-vjeçari kishte pësuar plagë të shumëfishta nga sulmi me thikë dhe fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetojë.
Shqiptari, i cili kishte shkuar në banesën e D’Agostino për të shitur kokainë, vdiq ndërsa ekipet e ambulancës e dërguan menjëherë në Spitalin e Qarkut Royal Sussex. g.v/abcnews.al
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...