Thaçi: Me Veselin e Haradinajn u takova veç për qejf

23:51 | 22 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Mëngjesin e së enjtes janë takuar Thaçi, Veseli e Haradinaj. Ky i fundit tha që kanë diskutuar për zhvillimet politike.

Vetura e presidencës e solli të parin e këtij institucioni, Hashim Thaçi në njërin prej lokaleve në Prishtinë.

Më pas erdhi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

E pak minuta më vonë këtu u pa edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të tre brenda këtij lokali qëndruan rreth një orë.

E pasi e përfunduan mengjesin sipas sic shihen në këto pamje të Indeks Online, tre liderët dolën ndaras nga takimi.

Thaci nuk tregoi arsyen pse u takuan.

E njëjtë u deklarua edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Megjithatë Ramush Haradinaj dha më shumë informacione, përfshirë këtu edhe atë për postin e presidentit.

Çështja e presidentit është njëra ndër temat që ka krijuar tension në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA.

Ndërkohë aktakuza ndaj presidentit Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli pritet që deri të shtunën të konfirmohet apo te hedhet poshtë gjyqtari i procedurës paraprake./t7

Të ngjashme