Google ADS

SHBA: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e Marrëveshjes së Washingtonit

23:38 | 22 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Ambasada Amerikane në Serbi ka treguar se SHBA-të janë shumë të përkushtuara që Marrëveshjen e Washingtonit ta implementojnë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi në Twitter Ambasada Amerikane, transmeton arbresh.info

Në postimin e tyre thuhej që nuk duhet humbur ky momentum për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme