Franca ka shënuar një rekord të ri të infeksioneve me koronavirus, me 41,622 të infektuar.
Numri i përgjithshëm i të të infektuarve në Francë ka arritur gati 1 milion, ka bërë të ditur kryeministri Jean Castex, i cili gjithashtu shtoi se autoritetet do të vendosin një shtetrrethim për më shumë se dy të tretat e popullsisë, duke paralajmëruar gjithashtu edhe për masa më të rrepta, transmeton portal arbresh.info
Në 24 orët e fundit, 847 pacientë u shtruan në spital, e cila është hera e parë që nga 6 prilli që numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor është më shumë se 800 në një ditë, sipas agjencisë Reuters.
Shqipëri, shënohen 3 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve
Në 24 orët e fundit, 162 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të koronavirusit në 34,210.
Sipas Reuters, Franca mund të bëhet vendi i dytë në Europën Perëndimore, në të cilën janë regjistruar më shumë se një million raste infeksioni.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, qeveria franceze do të shtrijë shtetrrethimin në 38 departamente të tjera, të cilat do të mbulojnë 46 milion njerëz, njoftoi Kryeministri Jean Castex.
Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e së premtës dhe do të zgjasë për gjashtë javë.
Javën e kaluar, në Paris dhe tetë qytete të tjerë të mëdhenj, u vendos ndalimi i orarit nga ora 21:00 deri në 6:00 në mëngjes./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...