AC Milan-i ka mposhtur në udhëtim Celtic-un me rezultat 1 – 3, ndeshje e vlefshme për fazën grupore të Evropa Ligë-s.
“Rosonerët” dominuan ndeshjen, derisa me plotë meritë u kthyen në shtëpi me pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.
Krunic zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të pas asistimit të bukur nga Castillejo.
Shifrat i dyfishoi ylli Brahim Diaz, që në minutën e 42-të realizoi gol të bukur, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në 45-minutëshin e dytë ishte Elyounoussi që në minutën e 76-të ngushtoi rezultatin, mirëpo fitoren skuadrës italiane ia siguroi talenti norvegjez Hauge në fundin e ndeshjes (90+2).
Pas kësaj fitore, Milan-i renditët në pozitën e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Lille si lider, derisa Celtic dhe Sparta Prague qëndrojnë në pozitat tre respektivisht katër pa pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/dalsdels_/status/1319375492143706112
https://twitter.com/SeleccionRojita/status/1319371405214048265
https://twitter.com/GoalKaju/status/1319376303536177152
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...