Policia e Kosovës ka marrë një aksion masiv në qendër të qytetit të Prizrenit ku si rezultat 13 persona kanë përfunduar nën pranga dhe janë shoqëruar për në stacionin policor.
Aksioni ka ndodhur rreth orës 18:40, pasi policia ka marrë një informacion se në rrugën “Vranduk” në sheshin Shatërvan, ndodheshin disa persona në një objekt dhe ushtronin veprimtari të kundërligjshme.
Sipas zyrtarit Vesel Gashi, njësitet policore në koordinim me prokurorin e rastit kanë intervenuar në bodrumin e një objekti në qendër të Prizrenit ku ndodheshin disa persona, të cilët më pas u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprimtari të paligjshme.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka shoqëruar 13 të dyshuar dhe ka bërë sekuestrimin e gjësendeve të ndryshme si prova materiale, raporton Tv Prizreni.
Sipas Gashit, dyshohet se në këtë objekt është ushtruar veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë