Google ADS

Hoti shtron “Darkën e Lamës”, mungojnë Thaçi e Osmani

20:59 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shtruar sonte “Darkën e Lamës|.

Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se, kjo festë shumë e vjetër, është shënuar që nga shekulli V para Krishtit.

Ndërsa në fotot e publikuara nga kryeministri Hoti në këtë darkë në mesin e të ftuarve nuk shihet të jetë prezent, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, transmeton arbresh.info.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Tradita duhet të kultivohet!
Ishte nder i jashtëzakonshëm ta shtroj “Darkën e Lamës” sonte. Kjo festë shumë e vjetër, është shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.
#vazhdojme

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3763391887055471

Ndryshe “Darka e lamës” është festë tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit.

Duke ditur rëndësinë tradicionale që ka kjo festë, Ish Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit – “Darkën e Lamës” filloj ta zyrtarizoj dhe për çdo vit , më 24 tetor e organizonte si dhe e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme