Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho insiston se do e merr Evropa Ligë-n seriozisht këtë edicion.
Tekniku portugez që ka fituar trofeun me Porto-n dhe Manchester United-in, synon ata ta fitojë prapë me Spurs, transmeton portali arbresh.info.
Ai bëri me dije se do jetë e vështirë sepse do këtë skuadra që do vijnë nga Ligën e Kampionëve, gjë që nuk e sheh të drejtë.
“Do provojmë ta fitojmë. Është hera e tretë që luajë në këtë garë dhe dy herët e tjera e fitova”.
“Pra, rekordi është mirë, asnjëherë nuk humba. Sigurisht, humba disa ndeshje në fazën e grupeve, por menaxhova gjithmonë ta fitojë”.
“Është e vështirë. Është turne i gjatë, faza grupore është trik, pastaj në fazën e eliminimit dhe vijnë skuadra nga Liga e Kampionëve, e cila është e padrejtë”, deklaroi ai.
Sonte (e enjte), Tottenham-i përballet me LASK-un./arbresh.info.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...