Ponte Prizreni ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 93:103 (23:28, 21:30, 18:27, 31:18) dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Reload Superkupës.
Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, me dy skuadrat që e dëshironin kalimin në gjysmëfinale. Sidoqoftë, Ponte Prizreni ishte më i mirë dhe fitoi çerekun e parë me shifrat 23:28. Prizrenasit vazhduan me lojë më të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 44:58.
Edhe në periodën e tretë, Ponte u tregua skuadër më e mirë, duke fituar 18:27, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 62:85. Në 10 minutat e fundit, Ylli u mungua të rikthehet dhe fitoi këtë pjesë 31:18, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund me rezultat 93:103.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 25 pikë e pesë asistime, Samir Zekiqi me 19 pikë e pesë kërcime dhe Valon Bunjaku me 15 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Josh Martin me 19 pikë e 17 kërcime, Ty Nichols me 25 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Urim Zenelaj me 10 pikë e 14 kërcime.
Ponte Prizreni në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 19:30.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...