Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me zëvendësministrin, Hamza Balje, ka vizituar sot Komunën e Dragashit ku janë duke u kryer disa projekte infrastrukturore.
Ministri Abrashi fillimisht është ndalur tek punimet në rrugën Zhur-Dragash, që është duke u bërë zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës.
Abrashi theksoi se zgjerimi i rrugës është prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës dhe krijon më shumë siguri për pjesëmarrësit në komunikacion.
Më pas ministri bashkë me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, kanë vizituar edhe punimet që po zhvillohen në rrugën për Zaplluxhë.
Kjo rrugë është duke u rehabilituar me një shtresë të re të asfaltit dhe duke u zgjeruar, që është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës.
Abrashi tha se kompletimi i infrastrukturës në Komunën e Dragashit do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit dhe rritjes së vendeve të punës.
“Jemi në përfundim e sipër të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës nga Zaplluxha deri në Tyrbe, bazuar në memorandumin në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Dragashit. Asfaltimi i kësaj rruge është me rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane dhe ndikon në zhvillimin e turizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po punojmë në kompletimin e infrastrukturës së Dragashit, për ta kthyer në një zonë të rëndësishme turistike për Kosovën”, tha Abrashi./arbresh.info
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...