Google ADS

‘Bomba’ e mbrëmjes, dy yjet e Real-it në janar mund t’i bashkohen Juventus-it

19:08 | 22 Tetor 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i ka pësuar dy humbje befasuese ndaj Cadiz-i dhe Shakhtar Donetsk-i në xhirot e fundit.

Këto ndeshje ishte shokuese për skuadrën e Zinedine Zidane, i cili ka probleme të mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, duke parë paraqitjet jo të mira të disa lojtarë, dy nga yjet qysh në janar mund të largohen nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas Mundo Deportivo, bëhet fjalë për dyshen Isco dhe Marcelo, që kërkohen nga Juventus-i.

Isco nuk ka arritur të gjejë formën në dy vitet e fundit, derisa Marcelo ka humbur pozitën e titullarit, ngase tekniku francez më shumë i beson Ferland Mendy-t.

Nëse dy lojtarët shiten në janar, atëherë Juventus-i pritet të fitojë së paku 60 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme