Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

18:46 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Përmes një komunikate për media IHMK bën të ditur se të premten në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. sllovak./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme