‘Mallkimi’ i Varane-s në Ligën e Kampionëve vazhdon

18:23 | 22 Tetor 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i dje pësoi një humbje turpëruese nga Shakhtar Donetsk në shtëpi 2 – 3.

Mungesa e kapitenit Sergio Ramos ndikoi në skuadër, derisa Raphael Varane bëri prapë disa gabime, shkruan portali arbresh.info.

Pas gabimeve trashanike ndaj Manchester City-t që shkaktuan eliminimin nga Liga e Kampionëve edicionin e kaluar, francezi përsëri nuk u këndell dhe shënoi autogol.

27-vjeçari është ndër më të mirët qendërmbrojtës në historinë e “Los Blancos”, por dy paraqitjet e fundit në Ligën e Kampionëve kanë qenë katastrofë e vërtetë.

Pos tri golave të pranuar, Shkahtar-i kishte edhe disa raste të arta që të shënonte, shkaku që Varane dhe Militao nuk ishin në vendin e duhur.

Sidoqoftë, ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve për këtë edicion për Varane ishte e tmerrshme, kurse në La Liga ka zhvilluar disa ndeshje të bukura.

Lojtari ka nevojë për disa përmirësime në mënyrë që ta zëvendësojë Ramos-in në ‘zemrën’ e mbrojtjes, duke marrë parasysh që kontrata e spanjollit skadon në verë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme