Ditën e djeshme bëri bujë lajmi që janë vjedhur më shumë se dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.
E lidhur me këtë në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur Mentor Hoxhaj, i cili tregon nëse është sulm kibernetik apo keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gjithashtu mes tjerash Hoxhaj flet edhe për mundësinë e kthimit të transaksionit apo mjeteve tek buxheti i Kosovës.
“Nuk e besoj që mund të kthehen në tërësi ato, nëse ato kanë arritur të bllokohen në sistemin bankar të Kosovës. Por nëse ato blihen në kriptomonedha atëherë do të jetë e pamundur që të kthehen”, u shpreh Hoxhaj.
Tutje ai ka treguar edhe për brishtësinë e sistemeve të mbrojtjes kibernetike që përdorin institucionet e vendit.
Mjetet janë tërhequr nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës më 9 tetor, e vetëm dje është denoncuar rasti. Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit, që janë duke hetuar.
Deri tani një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim./ArditëShkodra/arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...