Edhe pse sot Partia Demokratike shprehet kundër projektit për inceneratorët, në fakt vetë përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor janë shprehur pro tyre.
Duke folur në asamblenë socialiste të Njësisë 7, kryebashkiaku Veliaj publikoi një dokument ku ish-kryebashkiaku i PD në Kavajë, Isa Sakja, jepte pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit për mbetjet.
“Meqë jemi në debatin e inceneratorëve, pashë sot që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohej nga një kundërshtar i yni politik, kryetari Isa Sakja, thotë: Bashkia Kavajë, në përputhje me kontratën e koncesionit ‘Për ndërtim landfill inceneratori dhe rehabilitimi i vend-depozitave ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike’, në mënyrë të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se Bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjithë të drejtat e detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa më sipër: Angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë Kavajë, duke përfshirë edhe kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin e përpunimin e mbetjeve sipas çmimit 29 euro/ton”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku deklaroi se PS-ja ka dhënë prova që e çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara, ndërsa ata që janë sot në opozitë vranë dhe nuk bënë asnjë punë. “Tani, pse kur e bëjmë ne këtë gjë është keq dhe kur bëjnë këta është mirë?! Pse duhet të jetë kjo frymë përçarëse? Pse do të duhet që t’i ndajmë njerëzit në këtë farë feje? Pse duhet që të dëgjojmë ende sot ata që e kishin Tiranën, ata që e kishin Shqipërinë, atyre që u ngeci Sahati, ata që vranë njerëz në Bulevard, ata që nuk përfunduan dhe shkatërruan rrugën e Kombit, ata që shitën detin, ata që na e kanë dhënë me provë që sa herë e kanë prekur shtet dhe qytet, e kanë shkatërruar, ndërkohë ne kemi dhënë me provë që sa herë vëmë duart për të rregulluar, ndrequr, investuar, qyteti shkon përpara”, deklaroi Veliaj./TCH/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”