Meta takon ambasadorin e Azerbajxhanit: Konflikti me Armeninë të zgjidhet me dialog

14:47 | 22 Tetor 2020
M. A.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh sot gjatë takimit me ambasadorin e ri, se mbështet integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore, nëpërmjet negociatave.

“Prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit në Shqipëri, Sh.T.Z. Anar Huseynov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe inkurajova një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore, nëpërmjet negociatave, në kuadër të Grupit të Minskut së OSBE-së” shkruan Meta./Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme