Opozita demokratike e Bjellorusisë fiton çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit

12:32 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Parlamenti Evropian ka zgjedhur opozitën demokratike në Bjellorusi si fituese të çmimit Sakharov për këtë vit për Lirinë e Mendimit.

Çmimit do të jepet në një ceremoni në Parlament më 16 dhjetor, transmeton portali arbresh.info

Finalistët e këtij viti ishin:

Opozita demokratike në Bjellorusi, e përfaqësuar nga Këshilli i Koordinimit, një iniciativë e grave të guximshme dhe figurave politike dhe të shoqërisë civile;

Aktivistët mjedisorë Guapinol dhe Berta Cáceres nga Hondurasi;

Imzot Najeeb Michaeel, Kryepeshkop i Mosulit.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov.

Është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit Ujgur Ilham Tohti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme