Ministri Veliu mori pjesë në Forumin Ministror ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për punë të brendshme

12:15 | 22 Tetor 2020
A Z

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu mori pjesë në Forumin Ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për punë të brendshme.

Në këtë Forum u diskutua për intensifikimin e shkëmbimit rajonal dhe përmirësimin e sistemeve të të dhënave si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se nevojitet një bashkëpunim dhe bashkërendim më dinamik i aktiviteteve në fushën e migrimit të parregullt, në veçanti duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, e që do të reflektonte në
parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt.

Më tej ministri Veliu tha se parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Republikës së
Kosovës.

“Ne jemi në fazën përfundimtare të procesit të bashkimit të Strategjive Nacionale për ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftës kundër terrorizmit”, tha Veliu.

Në këtë takim ai po ashtu tha se Republika e Kosovës ishte ndër shtetet e para që me ndihmën e partnerëve strategjikë realizoi rikthimin e organizuar të qytetarëve të Kosovës, si pjesëtarët e organizatave terroriste ashtu edhe familjet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme