Kanye West i bën urimin më të bukur gruas me rastin e 40-vjetorit

11:36 | 22 Tetor 2020
A. B.

Ylli televiziv, Kim Kardashian e ka pranuar urimin më të veçantë nga bashkëshorti i saj me rastin e ditëlindjes.

Edhe pse u përfolën pë ndarje, Kim dhe Kanye u kthyen në një dyshe të pathyeshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell portali arbresh.info

Në ditëlindjen e 40-të të Kim, Kanye zgjodhi imazhin e veçantë për ta uruar bashkëshorten e tij.

Kanye ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor. Ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

“Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar Kanye në përshkrimin e imazhit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme