Antonio Conte konsideron se barazimi i Interit (2-2) me Borussia Monchengladbachun nuk duhet krahasuar me fillimin e keq të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.
Në edicionin e kaluar, Nerazzurrët luajtën baras në shtëpi kundër Slavia Prague dhe asnjëherë nuk arritën që të riktheheshin duke përfunduar të tretët në grup.
“Nuk mund ta krahasojmë këtë ndeshje me barazimin e sezonit të kaluar ndaj Slavia Prague. Asokohe ishte rrëshqitje, ndërsa këtu luajtëm mirë ndaj një skuadre me shumë potencial që ka cilësi taktike dhe fizike”.
“Është e qartë se mund të përmirësohemi në disa situata ku bëhen gabimet dhe duhet të punojmë për t’i eliminuar”.
“Duhet të përqendrohemi që të japim më të mirën në fushë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë të gjithë”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?