Berlini dhe Brukseli zyrtar presin që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri në fund të vitit.
Ambasadorja gjermane Anke Holstein, dje deklaroi se në lidhje me procesin e zgjerimit, qëllimi i Gjermanisë është i qartë – të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe sipas saj do të jetë mossukses nëse kjo nuk ndodh.
“Në mars të gjitha vendet anëtare dhanë dritë të gjelbër për fillim të negociatave dhe hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Punojmë me mund që të mbahet konferenca ndërqeveritare dhe ne jemi optimistë se do ta arrijmë këtë qëllim”, deklaroi Holstein, e cila së bashku me euroambasadorin David Geer dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov biseduan në online ngjarjen promovuese për projektin “Promovim i vlerave të përbashkëta përmes Evropës”, në organizim të Transparency International.
Ajo tha se Procesi i Berlinit, në masë të madhe e lehtëson këtë çështje dhe shprehu bindje se do të ketë atmosferë konstruktive në nëntor gjatë bashkëkryesimit të Procesit të Berlinit nga Shkupi dhe Sofja.
Ndërsa euroambasadori David Geer, tha se se vendimi për hapje të negociatave është sjellur në mars dhe tani diskutimet për kornizën negociuese normalisht vazhdojnë në Bruksel.
“Shpresoj se negociatat do të arrihen deri në fund të vitit”, deklaroi Geer, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri kur mund të jetë gati korrniza negociuese.
Deklarata e Karakaçanov që autoritete e Maqedonisë së Veriut e vlerësuan si e pahijshme dhe e padenjë, me sigurinë se ky nuk është qëndrim i opinionit të atjeshëm dhe i qytetarëve.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjes në rajon japin deklarata, ashtu siç deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa disa i konsideron si serioze dhe se mënyra e tillë e komunikimit nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s.
Ajo potencon se do të vazhdojë t’i dërgojë porositë e njëjta që janë dërguar viteve të fundit, ndërsa, nënvizoi se “qytetarët tanë nuk paguajnë dhe presin t’u sigurojmë siguri, nërsa ajo siguri varet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore”.
Takimi i fundit për harmonizimin e kornizës negociuese duhet ta mbështesë Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së më 10 nëntor në Bruksel, që përputhet me mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në Sofje me të cilin do të bashkëkryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në fillim të nëntorit në Sofje është paralajmëruar takim i kryeministrin Zoran Zaev me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov në të cilin pritet të tejkalohen mosmarrëveshjet./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...