Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja dhe nuk bën lëshime serioze në çështjen e mosmarrëveshjeve historike me Sofjen, rruga e Maqedonisë së Veriut ndoshta do të bllokohet, sipas mediumi bullgarë “Mediapool”.
Sipas këtij mediumi, duke cituar burime diplomatike, ka gjithnjë e më shumë janë mundësitë që Bullgaria të mos pranojë të mbajë komision ndërqeveritar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, e planifikuar për në dhjetor.
“Duke pasur parasysh pozicionin kornizë të parlamentit Bullgar, i cili u miratua me konsensus politik dhe kombëtar në 2019, qeveria nuk ka zgjidhje dhe do të bllokojë Maqedoninë e Veriut, nëse Shkupi nuk bën diçka thelbësore, domethënë nuk do të shmangë pengesat në procesin evropian”, thonë burimet diplomatike për mediumin bullgar.
Sipas parlamentit, Sofja i bën thirrje Shkupit të refuzojë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve, të heqë nga monumentet mesazhet e tilla si “okupatori fashist Bullgar”, të braktisë idenë e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari dhe formulimin “gjuhë maqedonase”.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë