Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.
Juventusi i është drejtuar UEFA-s me një varg dokumentesh për të dëshmuar se Ronaldo – i cili është në karantinë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus në fillim të javës së kaluar derisa ishte në detyrë me Portugalinë – nuk ka më asnjë simptomë të virusit dhe se është në gjendje të luajë.
Mediat italiane raportojnë se Ronaldo e bëri dje një test për Covid-19, rezultatin e të cilit do ta mësojë sot.
Sot është afati i fundit kur Ronaldo duhet të dalë negativ në testin për koronavirus për të qenë në gjendje të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.
Rregullat e UEFA-s kërkojnë që një lojtar të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes.
Nëse testi i djeshëm i kthehet pozitiv, Ronaldo nuk do të lejohet të luajë javën e ardhshme edhe nëse del negativ në ditët në vijim. /Gazeta Express/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë