Google ADS

Lëndimi i Chiellini-it nuk është serioz

08:21 | 22 Tetor 2020
A. B.

Lajm i mirë për Juventusin pasi që kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini nuk ka pësuar lëndim serioz, por vetëm një mavijosje në muskuj

Mbrojtësi u largua nga ndeshja duke çaluar në fitoren që mbrëmë Juventus e arriti kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur shqetësime se ai mund të këtë lëndim në kofshë apo në ligamente.

Megjithatë, në një deklaratë të lansuar sonte në mbrëmje, klubi ka konfirmuar se nuk ka ndonjë problem muskulor.

Kjo do të thotë se ai do të monitorohet por më se shumti ai pritet të mungojë nga 7-10 ditë. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme