Kryediplomati turk diskuton situatën në Malësinë e Karabakut me homologun azerbajxhanas

23:43 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, diskutoi situatën në Malësinë e Karabakut me homologun e tij azerbajxhanas, Ceyhun Bayramov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit, Çavuşoğlu dhe Bayramov realizuan bisedë telefonike, në të cilën u këmbyen mendime në lidhje me situatën e fundit në Malësinë e Karabakut.

Ministrat theksuan rëndësinë e çlirimit të territoreve azerbajxhanase nga pushtimi armen në mënyrë që të sigurohet paqja e qëndrueshme në rajon.

Ndryshe, Bayramov u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov sot në Moskë, ku diskutoi zhvillimet në Malësinë e Karabakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme