Mbi 2000 raste të reja me Covid-19 në Turqi

22:47 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Turqia raportoi 2.013 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.504 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 353.426, ndërsa numri i të shëruarve në 308.446, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 117.943 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,75 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.513, me 68 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.504, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga qytetarët të mbështesin luftën kundër koronavirusit duke respektuar masat mbrojtëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme