Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka nisur fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
“Kjo është vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ajo me ta marrë fjalën, pas homologut të saj serb, Ivica Daçiq.
Ajo sot ka përmendur krimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.
“Serbia është duke e mohuar të kaluarën, sikurse masakrën e Reçakut, ku Aleksandër Vuçiq tha muaj më parë se nuk ka ndodhur dhe është fabrikim”.“Trupat e personave të zhdukur duhet të kthehen menjëherë”.
“Serbia vazhdon të ketë ndikim te grupe kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Serbia refuzon bashkëpuinimin për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e llojeve të tjera të krimit. Serbia bën propagandë për destabilizim”.
“Republika e Kosovës është e gatshme për fqinjësi me Serbinë. Konfirmoj se Kosova është e gatshme për të lëvizur drejt pajtimit, kurdo që Serbia është e gatshme që ta pranojë të bëmat e saj”./eo
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?