Google ADS

Sqarohet Komuna e Drenasit: I dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove nuk ka të bëjë me ne

20:03 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Komuna e Drenasit ka reaguar pas raportimeve se zyrtari i Ministrisë së Financave i arrestuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga thesari i shtetit, është anëtar i PDK-së.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës thuhet se identifikimi i tij me komunën e Drenasit dhe përkatësinë partiake është plotësisht i pavend.

“Fotografia e sotme e publikuar në media se z. Gruda është kuadër i PDK-së, duke u ilustruar me foton e Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, është e pavend. Fotografia e tij krah kryetarit, është bërë gjatë dëgjimeve buxhetore me qytetarët, derisa z. Gruda ishte në krye të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet e Financa. Prandaj, identifikimi i tij me komunën e dhe përkatësinë partiake është plotësisht e pavend “, thuhet në sqarimin e komunës.

Sqarimi i plotë:

Lajmi i sotëm, se ish zyrtar i Komunës së Drenasit, z. Labinot Gruda, është paraburgosur, na ka shqetësuar pa masë. E vërtetë se Z. Gruda, ka qenë i emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, më 7.2.2018 dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri më 14.11.2018. Largimi i tij, ashtu si emërimi i tij, në krye të departamentit, është bërë publik. Arsyet e largimit të tij nga posti i Drejtorit, edhe zyrtarisht, ka qenë “për arsye personale”.Fotografia e sotme e publikuar në media se z. Gruda është kuadër i PDK-së, duke u ilustruar me foton e Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, është e pavend. Fotografia e tij krah kryetarit, është bërë gjatë dëgjimeve buxhetore me qytetarët, derisa z. Gruda ishte në krye të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet e FinancaPrandaj, identifikimi i tij me komunën e dhe përkatësinë partiake është plotësisht e pavend.

Angazhimi i tij në krye të Drejtorisë, ishte për arsye të përvojës, aspekteve profesionale dhe rekomandime për përvojën e tij në Ministri të Financave.

Lirimi i z. Gruda është bërë me kërkesë të tij dhe është kthyer në Ministri të Financave. Nga kjo ditë, ai nuk ka pasur asnjë ndikim as qasje në Drejtorinë për Buxhet e Financa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme