Katy Perry e Orlando Bloom blejnë shtëpi në afërsi të Meghan Markle e princ Harry

19:56 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Duket se Meghan Markle dhe princ Harry do të kenë për fqinjë një çift të famshëm.

Bëhet fjalë për Katy Perry dhe Orlando Bloom për të cilët thuhet se janë zhvendosur në Montecito, ku kanë blerë një shtëpi 14.2 milionë dollarëshe, transmeton portali arbresh.info

Sipas Variety, vila mesdhetare është nëntë hektarët  me pamje nga oqeani.

Ndërkohë, The Daily Mail raporton se fqinjët e Katy dhe Orlando përfshijnë ish dukën dhe dukeshën e Sussex të përmendur më parë, si dhe Ariana Grande, Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme