Google ADS

Hoti: Mini-Schengeni duhet të shihet si përpjekje për forcim të bashkëpunimit rajonal

18:11 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë Kosova është munduar ta forcojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar.

Ai ka thënë se zotimi për bashkëngjitje në Mini-Schengen duhet parë si përpjekje për të forcuar bashkëpunimin rajonal.

Hoti ka thënë se Kosova do të jetë bashkëpunëtore e plotë duke ruajtur çdo interes të saj.

“Kosova do të ketë pjesën e saj të autorësisë përgjatë procesit të aranzhimeve duke u përkujdesur që gjithçka të jetë në harmoni me ligjet e Kosovës. Në Shtëpinë e Bardhë ne jemi pajtuar që do të jemi bashkëpunëtor në këtë nismë”, ka thënë ai./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme