Google ADS

Dy personave u gjenden 200 mijë euro në makinë në Malishevë

17:58 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në Malishevë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur rreth 200 mijë euro, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës në Malishevë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe një m/k, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, i është gjetur dhe sekuestruar 160.000 funta angleze dhe 26.000 euro para, për të cilat, të dyshuarit nuk kanë dëshmuar dokument për prejardhjen e tyre”, njofton policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura përkohësisht”, thekson policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme