Autoritetet portuale në Durrës kanë sekuestruar më shumë se 1 milion paketa cigare.
Ka qenë Drejtori i Doganave, Gent Gazheli i cili me anë të një konference për mediat ka thënë se sasia prej 1.050.000 paketa cigare me origjinë nga India ishin pa pullën përkatëse fiskale.
“E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)” tha Gazheli.
Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...