Miley Cyrus e bindur se i ka parë jashtëtokësorët

16:42 | 21 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme për revistën “Interview”, e cila lidhej me jashtëtokësorët.

Miley është e bindur se ka parë një UFO së bashku me mikeshën e saj në San Bernardino, mirëpo ka pranuar se të dyja kanë qenë nën efektin e marijuanës, shkruan US Weekly transmeton portali arbresh.info

Cyrus rrëfeu se ishte shumë e sigurt për atë që pa, pasi pa një disk të verdhë fluturues në qiell.

“Shoqja ime e pa atë, gjithashtu. Kishte disa makina të tjera në rrugë dhe ato gjithashtu ndaluan për të parë, kështu që unë mendoj se ajo që pashë ishte e vërtetë”, deklaroi Miley.

Kjo skenë e kishte lënë aq të tronditur këngëtaren, saqë ajo kishte frikë të shikonte sërish në qiell për pesë ditë me radhë.

“Mendova se mund të ktheheshin.”- tregoi ajo.

Edhe pse, këngëtarja e hitit ‘Midnight Sky’ këmbënguli se ajo ‘nuk ndihej më e kërcënuar’ nga objekti fluturues i paidentifikuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme