Në zbatim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka filluar procesi i zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë të KPK-së nga radhët e shtatë (7) prokurorive themelore, proces ky, i cili do të zgjasë tre ditë.
Në ditën e parë të procesit zgjedhor, proces ky, i cili me vendim të KPK-së organizohet nga Komisioni Zgjedhor dhe udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike, zgjedhjet u mbajtën në Prokurorinë Themelore të Prizrenit dhe atë të Gjakovës.
Gara për anëtarë të KPK-së në Prokurorinë Themelore të Prizrenit u zhvillua në mes të prokurores Ariana Shajkovci dhe prokurorit Musli Gashi. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, prokurorja Ariana Shajkovci mori 16 vota, ndërsa prokurori Musli Gashi mori 7 vota, ndërsa 1 votë ishte e pavlefshme.
Ndërkaq, gara për anëtarë të KPK-së në Prokurorinë Themelore të Gjakovës u zhvillua në mes të prokurorit Ali Uka dhe prokurorit Armend Zenelaj. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, prokurori Ali Uka mori 4 vota ndërsa prokurori Armend Zenelaj mori 7 vota.
Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve në të gjitha prokuroritë themelore, Komisioni Zgjedhor do të hartojë raport lidhur me rezultatet e votimeve dhe do ta paraqesë para Këshillit Prokurorial të Kosovës. Gjatë shqyrtimit të raportit përfundimtar të Komisionit Zgjedhor do të sigurohet përfaqësimi gjinor dhe etnik në Këshill.
Në ditën e dytë të këtij procesi zgjedhjet do të mbahen në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit.
Ky proces është monitoruar nga organizatat e shoqërisë civile./arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...