Aktori amerikan diagnostifikohet me kancer

16:23 | 21 Tetor 2020
A. B.

Aktori i njohur amerikan, Jeff Bridges është diagnostikuar me kancer.

Këtë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale, shkruan portali arbresh.info.

“Edhe pse është fjala për sëmundje serioze, jam i lumtur sepse kam një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe prognoza është e mirë”.

“Po filloj me mjekimin dhe do t’u njoftoj për shërimin tim”, ka shkruar aktori fitues i çmimit Oscar, i cili është diagnostikuar me limfomë.

Kujtojmë se aktori ka luajtur në më shumë se 70 filma, duke përmendur “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Lebaowski” e “King Kong”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme