Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka takuar Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney.
Rrjedhimisht, në kuadër të mbajtjes së takimeve të rregullta, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mbarëvajtjes së proceseve të punës, legjislacionit, reformave dhe zhvillimit të bashkëpunimit të rregullt mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë këtij takimi të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në proceset e ardhshme./arbresh.info
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...