Safete Hadërgjonaj, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa , ia ka kujtuar ministrit të Financave Avudllah Hoti se si partner në koalicion kanë deklaruar tërë kohën se do të bëjnë përmirësim në arsim, bujqësi dhe në shëndetësi.
Ndërsa tani në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk janë paraparë mjete, të cilat do të ndikojnë në përmirësim të këtyre tre fushave. Këtë shqetësim Hadërgjonaj e paraqiti gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2016, në Komision për Buxhet dhe Financa.
“Edhe ju ministër që jeni i një partie tjetër por edhe ne si Parti Demokratike e Kosovës që jemi në koalicion bashkë me minoritet në vazhdimësi kemi deklaruar se do t’i japim përparësi do t’i japim fuqi sektorit të bujqësisë …. Po ashtu kemi deklaruar që do të punojmë dhe do të angazhohemi fuqishëm në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, kemi deklaruar edhe ju edhe ne por edhe minoritetet që do ta përmirësojmë cilësinë e arsimit . Nëse i marrim dhe i shikojmë projektet, të cilat janë në brendi të buxhetit nuk jep me kuptua që ne vërtet jemi përqendrua në këto tri fusha të rëndësishme të cilat janë shumë domethënëse edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Hadërgjonaj.
Po ashtu edhe deputetja , Labinota Murtezi-Demi, kërkoi të dijë pse në buxhet nuk është përshirë ligji për Sigurimin Shëndetësor. Ky ligj sipas ministrit Hoti nuk mund të implementohet këtë vit pa u finalizuar çështjet teknike.
“Nuk ka mungesë vullneti nuk ka mungesë buxheti , ju e dini që kjo ka qenë pjesë e buxhetit të vitit 2015 është çështje teknike e përgatitjeve në Ministrinë e Shëndetësisë …Shëndetësia dhe arsimi janë prioritet..Ne nuk mund të fillojmë para se të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme nuk guxo n të dështoj ky sistem”, tha Hoti.
Hoti po ashtu gjatë shqyrtimit të ligjit tha se presin që gjatë vitit 2016 të ketë rritje 3.8 përqind të normës ekonomike.
“Ne presim që në vitin 2016 të kemi një rritje prej 3.8 përqind , që nuk është ndoshta e kënaqshme por është rritja më e madhe në rajon dhe Evropë. Kjo rritje nuk përfshinë plot projekte të tjera kapitale të mëdha …Kostoja e kësaj pako të re fiskale do të jetë rreth 16 milionë euro dhe ne normalisht e kemi marrë parasysh në projeksionin e të hyrave nga ATK dhe doganat. Gjithashtu është edhe kostoja buxhetore e MSA-së që presin që do të jetë efekti direkt rreth 24 milion euro. Ne presim që kjo shumë të kompensohet përmes efekteve pozitive.”, tha Hoti,
Ai po ashtu tha se kanë siguruar hapësirën edhe për rritjen e buxhetit pë r skemat e pensionistëve.
“Kemi siguruar hapësirë që në mënyrë të papenguar të financohet plotësisht rritja prej 25 përqind për asistencë sociale për 27 mijë familje. Kemi mundësuar një rritje të konsiderueshme të buxhetit për skemën për ligjin për skemat e pensioneve të financuar nga shteti për 40 mijë pensionisët kontributdhënës. Me ç’rast do të bëhet kategorizimi i tyre edhe do të fillojnë së paguari edhe skema të reja që pensionet familjare edhe pensionet invalidore. Buxheti për këtë kategori është 68 milionë euro për këtë vit vitin e ardhshëm do të jetë 23 milionë euro më lartë se sa këtë vit”, tha ministri Hoti.
Po ashtu Hoti tha se ka rritje të buxhetit edhe për FSK-në, si dhe rritje shtesë për sundimin e rendit dhe ligjit.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...