Parregullsitë e raporteve financiare të partive, antikorrupsioni do t’ia dorëzojë revizionit shtetëror

16:06 | 21 Tetor 2020
A. B.

“Për zgjedhjet e parakohshme kuvendare të cilat u mbajtën këtë vit për dallim nga të kaluarat, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), nuk ka ankesa lidhur me punësimet gjatë procesit zgjedhor”.

Kështu sot njoftoi Katica Nikollovska nga KSHPK, në konferencën në lidhje me raportin special për abuzimet e identifikuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – 2020.

“Përvoja nga zgjedhjet e fundit kur kishte numër të madh të aplikimeve për punësim gjatë procesit zgjedhor për çështje urgjente dhe të pa shtyra na bëri të mendojmë për të përcaktuar se çfarë nënkuptojnë ato “çështje urgjente dhe që nuk shtyhen” në Kodin Zgjedhor dhe mund të them se falë kësaj këtë vit nuk kishte raporte të tilla”, tha Nikollovska.

Ajo informoi se për këto zgjedhje kishte 32 parashtresa për shkelje dhe mosrespektim të nenit 8A dhe 8B të Kodit Zgjedhor dhe nenit 34 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit.

Pesë prej tyre u dorëzuan nga organizatorët e fushatës zgjedhore, gjashtë nga parashtresat e paraqitura si ankesa u klasifikuan nga anëtarët e KSHPK-së si ankesa sepse ato nuk ishin dorëzuar nga organizatori i zgjedhjeve dhe 21 aplikacione ishin dorëzuar nga persona fizik.

Lidhur me zgjedhjen e rektorit të Universitetit “Kirili dhe Metodi” gjatë procesit zgjedhor, aktivistët e antikorrupsionit mbyllën procedurën e iniciuar vetë, por riformuluan parashtresën si padi dhe kjo procedurë nuk ka përfunduar dhe është ende në vijim./Telegrafi/

Të ngjashme