Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka takuar udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve.
Veseli derisa ka njoftuar për takimin ka thënë se atë e gëzoi fakti që“këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë”.
Kryetari Veseli potencohet t’iu ketë premtuar mbështetjen duke theksuar se PDK do të jetë përherë shtëpia e tyre.
“Sot në zyrë prita udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar së fundi nga bashkëshortet e dëshmorëve, Selver Maqkaj, Bedrush Gashit dhe Skender Latifit. Më gëzoi fakti, që këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë. Premtova mbështetje dhe i sigurova se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre, sepse e ka për obligim që t’iu dal në ndihmë familjeve që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës”, shkruan Veseli në ‘facebook’.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1735797463262119
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën