Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, e pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi nga vet Haxha
Ai përmesnjë postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ , e për ndërprerjen e kësaj kontrate Haxha ka fajësuar ish ministrin, Ahmet Shala, shkruan arbresh.info
“Kjo kerkese e menaxhmentit te PTK-se dhe bordit te PTKs nga ana e Ahmet Shales u injorua me qellim apo apo me dashje nuk e di, por nderprerja eshte bere nga ministri i cekur bashk me qeverin ne emer te privatizimit te deshtuar. Pra faji kryesor i nderprerjes se kesaj kontrate jane ata qe demtuan PTK ne vazhdimesi me vendime strategjike te demshme per PTKn”, ka shkruar Haxha.
Sipas kësaj aktakuze i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari –
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguaj shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milion euro) si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/
Lexo edhe:
Aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit Ekzekutiv i PTK-së, Shyqeri Haxha
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...