Televizioni publik i Serbisë i referohet Kosovës si Republikë, tërbohen mediet serbe

14:00 | 21 Tetor 2020
L G

Televizioni publik i Serbisë (RTS) në një shkrim që kanë publikuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut, i janë referuar Kosovës si Republikë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës…”, thuhet në fillimin e përshkrimit që ky medium i ka vendosur artikullit.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimet e mediave të tjera serbe të cilat njihen për propagandë anti-shqiptare dhe qasje sistematike kundër Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Skandali në RTS që e ngriti Serbinë në këmbë. Të gjithë janë në shok për shkak të kësaj gjëje të tmerrshme në lidhje me Kosovën në Shërbyesin Publik”, ka shkruar “Pravda”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme