Google ADS

Banorët pas djegies së xhamisë: E kemi pritur një ndodhi të tillë

13:28 | 21 Tetor 2020
A. B.

Tymi ende është duke dalë, e rreth saj shiritat e vendosur tregojnë se në ketë objekt është venë zjarri.

Bëhet fjalë për xhamin mbi 100 vjeçare të fshatit Magure të komunës së Lipianit, raporton arbresh.info

Mëngjesi i sotëm ishte fatal për këtë objekt qindra vjeçar. Zjarri i venë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme bëri të shuhet ky objekt fetar.

E kjo ngjarje ka tronditur banoret e fshatit. Të grumbulluar ndonëse nuk mund të afroheshin afër shkaku i kufizimit nga Policia e Kosovës, vështronin në heshtje tërë këtë ngjarje.

Deklaratat e tyre janë të njëjta. ” E kemi pritur një ndodhi të tillë”, shprehet secili i intervistuar nga arbresh.info.

Shqetësimin e tyre ata e kishin shprehur edhe më parë. Ardhja e emigrantëve të ndryshëm në këtë fshat tash e një kohë është bërë shkak i mos qetësisë së tyre. E tëre tortura dhe vjedhja nga ta nëpër shtëpi rezultoi që sot të kallet edhe objekti fetar. Banorët dyshojnë se janë vetë emigrantet ata që kanë bërë një akt të tillë pasi sipas tyre tash e një kohë ky objekt i braktisur është bërë cak i tyre për strehim. Për këtë ishin njoftuar edhe organet kompetente nga banorët e fshatit.

Kujtojmë se pikërisht në këtë fshat gjendet edhe qendra e azilit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme