Alkooli dhe stresi ndikojnë negativisht në prodhimin e antitrupave ndaj koronavirusit

13:13 | 21 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Antiturpat ndaj koronavirusit zhvillohet dobët tek njerëzit më të vjetër se 70 vjeç, tek ata që janë vazhdimisht në stres dhe te njerëzit që pinë rregullisht alkool.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji në ministrinë ruse të shëndetësisë, Alexander Ginzburg, tha se prodhimi i antitrupave është shumë i vështirë te njerëzit e moshuar, transmeton portal arbresh.info

“Përdorimi i rregullt i alkoolit, veçanërisht gjatë periudhës së vaksinimit, ka një efekt shumë negativ në sasinë e antitrupave të zhvilluar dhe imunitetin e qelizave. Gjithashtu, efekt të njejtë ka edhe stresi i vazhdueshëm”, tha ai.

Shkencëtari gjithashtu shpjegoi se prodhimi i antitrupave mund të ndikohet nga citostatikët dhe antibiotikët me spektër të gjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme