Google ADS

Gentjan Mezani nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen Gjilani – Trepça ’89, kjo është arsyeja

13:02 | 21 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Gjilani-t, Gentjan Mezani nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Trepçës ’89.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate në Facebook, shkruan portali arbresh.info.

Mezani nuk do jetë shkaku i arsyeve personale, derisa do udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyseni.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Në takimin e sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89, kryetrajneri i skuadrës sonë, Gentjan Mezani, nuk do të jetë i pranishëm për ta udhëhequr skuadrën e Gjilanit.

Arsyeja e mungeses së kryetrajnerit tonë në këtë sfidë është për shkaqe familijare.

https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/747141409205211/?type=3&theater

Takimin e sotëm, nga pankina e kuq e bardhëve do ta udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyeni”, ka shkruar klubi në Facebook.

Ndeshja mes Gjilani-t dhe Trepçës ’89 nis në ora 14:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme