Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërkuar nga nxënësit që të respektojnë rekomandimet e mësueve.
Zemaj ka kërkuar nga fëmijët që të mbajnë distancën dhe higjienën personale, shkruan arbresh.info
Ai gjithashtu ka thënë se “ mësimi online nuk e zëvendëson mësimin në bankat shkollore”.
Postimi i tij i plotë:
Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore.
Nxënës të dashur, mësimi online, nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës.
Prandaj, respekto rregullat, respekto rekomandimet e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorët Tuaj.
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!
Kështu, ju do të vijoni mësimin, me shoqet dhe shokët në bankat shkollore!
Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët Tuaj, ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit, sjell vendimin për mësim nga shtëpia.
Mësues, arsimtarë, profesorë,
Respektoni masat anti Covid. Ne kemi besim te Ju. Ju jeni vendimtar për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë.
Zbatoni rregullat.
Ju ruani nxënësit, veten, familjet Tuaja dhe shëndetin publik.
z
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...