Javën e ardhshme, Gjykata Themelore në Pejë pritet të caktoj seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj kreut të komunës së Istogut, Haki Rugova.
Rugova, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për vepër penale “Konflikt i interesit”, pasi sipas aktakuzës, duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë në vlerë 289.119.85 euro me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k., drejtor i së cilës ka qenë drejtor i firmës ka qenë vëllai i tij, Gani Rugova, raporton arbresh.info.
Tringa Zhuti zyrtare për media në Gjykatën Themelore në Pejë i ka thënë arbresh.info se gjykimi ndaj Rugovës ishte ndërprerë për shkak të pensionimit të kryetarit të trupit gjykues, Sylë Lokaj.
Sipas Zhutit, ky proces do rinisë shumë shpejt, pasi kjo lëndë tashmë i është ndarë gjyqtarit, Sami Sharaxhiu.
Ajo, thotë se në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës tani pritet që të formohet trupi i ri gjykues dhe çështja penale do të filloj rishtas.
“Kjo çështje penale është në fazën e shqyrtimit gjyqësor, deri tani janë dëgjuar disa dëshmitar megjithatë, kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale, gjyqtari
Sylë Lokaj, është pensionuar me datë 01 tetor 2020 dhe tani lënda i është ndarë gjyqtarit Sami Sharaxhiu. Seanca e shqyrtimit gjyqësor pritet të caktohet gjatë javës në vijim”, ka thënë Zhuti.
Zhuti, ka sqaruar edhe zvarritjen e këtij procesi gjyqësor, që sipas saj janë bërë me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit.
‘Seancat gjyqësore në këtë çështje penale kryesisht janë shtyrë me kërkesë të mbrojtësit të të pandehurit si dhe për shkak të situatës së krijuar për shkak të pandemisë”, është shprehur Zhuti.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në qershor të vitit të kaluar pati konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, për veprën penale “konflikti i interesit”.
Rugova akuzohet lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova.
Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës interes financiar.
Në seancën fillestare të mbajtur më 17 janar 2019, Haki Rugova ishte deklaruar i pafajshëm në lidhje me këto akuza.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 26 mars të vitit 2018, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.
Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro./arbresh.info/Gita Lushi/
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë