Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të filloj gjykimi për rastin ku ish-anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e shoqërisë civile, Florent Muçaj, po kërkon kompensimin e pagave mujore për periudhën 1 janar 2016 deri më 8 shtator 2019.
Ky rast do të udhëhiqet nga gjyqtarja e divizionit civil të kësaj gjykate Ilire Vitija.
Ndryshe për këtë rast është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore në departamentin për çështje administrative ku Muçaj po kërkon nga gjykata anulimin e vendimit të KPK-së me të cilin i ishte ndërpre mandati si anëtar i shoqërisë civile në KPK.
Sipas padisë, thuhet se në vitin 2014, në mënyrë unanime me votat e anëtarëve të KPK-së Muçaj ishte zgjedhur anëtar, ndërsa një vit më vonë, përkatësisht në vitin 2015, ky institucion atij ia kishte ndërprerë mandatin, raporton Betimi për Drejtësi.
E vendimin për ndërprerjen e këtij mandati, paditësi Muçaj, e ka cilësuar si arbitrar, me ç’rast ka ushtruar padi ndaj KPK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, duke kërkuar anulimin e vendimit, si dhe kompensimin e pagave për periudhën sa i është ndërprerë mandati.
Ai përmes padisë, pretendon se në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atij i ishte ndërprerë mandati i anëtarit të KPK-së, nga radhët e shoqërisë civile.
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...