Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, paraqet rrezik për rritjen e shkallës së varfërisë në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të simulimit të Bankës Botërore, parashihet që shkalla e varfërisë brenda këtij viti të përfshijë 20 deri 23 për qind të popullatë, ndërkohë që një vit më herët, përkatësisht gjatë vitit 2019, shkalla e varfërisë ka qenë 17 për qind.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se thellimi i varfërisë tek pothuajse një e katërta e popullsisë në vend do të varet kryekëput nga kohëzgjatja e krizës që ka shkaktuar pandemia.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë për Punësim, nga përhapja e pandemisë, përkatësisht nga muaji shkurt deri në fund të gushtit, janë regjistruar rreth 40 mijë persona të rinj që kërkojnë punë, një pjesë e tyre janë nga ata që kanë humbur vendin e punës, përderisa pjesa tjetër regjistrohen si persona që për herë të parë kërkojnë punë.
Biljana Dukovska nga Platforma për luftën kundër varfërisë, thotë se të dhënat që ka grumbulluar organizata që përfaqëson flasin qartë se pjesa më e madhe e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut ndjen se varfërohet në masë të madhe buxheti i tyre familjar.
Dukovska thekson se më të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohëshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.
“Pandemia ka goditur tashmë edhe atë kategori të qytetarëve që kishin kontrata pune në afat ët caktuar, ose punon punë me orar ët pjesshëm, të cilët ishin të parët që humbën vendet e tyre të punës. Pandemia në masë të theksuar ka goditur dhe personat që ishin të përfshirë në ekonominë informale të cilët për shkak të karantinës nuk mundeshin të zhvillojnë aktivitetin e tyre kështu që mbetën pa kurrfarë të ardhurash, gjithashtu u godit edhe ajo kategori e qytetarëve të cilët mbetën të painformuar dhe nuk arritën të marrin mjete nga pakoja e masave socio-ekonomike si pjesë e masave anti-krizë të qeverisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Dukovska.
Dukovska njëherësh thekson se vendin e punës nuk e kanë humbur pothuajse asnjë nga ata që kanë qenë në pozitat udhëheqëse të kompanive të ndryshme të vendit, por më të goditura kanë mbetur kategoritë e ndjeshme në pozitat më të ulta të kompanive që janë prekur nga kriza e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19.
Ndërkaq, Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ligjërues në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia ka rritur shkallën e varfërisë tek ato familje qe janë të varura nga remitencat.
“Padyshim se shtresa më e goditur janë qytetarët të cilët nuk kanë një vend pune apo financiarisht janë të dobët dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë janë të varur nga remitencat ekonomike“.
“Në këtë drejtim, kjo krizë që ka goditur gjithë globin sigurisht se i ka goditur edhe mërgimtarët të cilët punojnë në vende të ndryshme jashtë shtetit, të cilët kanë dërguar në vazhdimësi transfere financiare për familjarët e tyre në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo sigurisht se paraqet një zinxhir përkeqësimi ekonomik dhe financiar si për ata atje, që ndodhen jashtë vendit por më shumë për familjet këtu që drejtpërdrejtë janë të varura nga të ardhurat e remitencave”, thotë Halili.
Ekspertët e ekonomisë thonë se masat anti-krizë të qeverisë për të amortizuar pasojat e krizës së shkaktuar nga pandemia në masë të caktuar kanë frenuar rritjen e shkallës së varfërisë, por shtojnë se problematike mbetet që mjet të shkojnë tek kategoria më e ndjeshme sociale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të përfshirë në ekonominë joformale.
nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Radhë të gjata “për një copë bukë” në Beograd
Reagime të shumta në Kosovë pasi ambasadori Gashi shpërndau karikaturën e Profetit Muhamed
Hoxha: Do të befasoheni nga emrat e politikanëve që kanë privatizuar tokë
“Shkalla e varfërisë është ngushtë e lidhur me kushtet që imponon tregu i punës në këtë kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia. Rritja e shkallës së varfërisë do të bëhet problem i madh nëse nuk aktivizohet ekonomia me kapacitet të plotë, ngase përmes ndihmave të shtetit bizneseve u mundësohet të mbijetojnë, por jo edhe të zhvillohen në atë masë që të mund të rrisin numrin e të punësuarve”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Borçe Trenevski, profesor universitar.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për të penguar largimin e shumë të punësuarve nga kompanitë e prekura nga kriza e pandemisë, përmes tashmë katër pakove të masave anti-krizë ka mbështetur bizneset me sigurimin e pagës minimale dhe lehtësimeve të tjera.
Ndërkohë, për kategoritë e rrezikuara sociale janë ndarë dhe mjete në vlerë prej 50, 100 deri 150 euro, për të blerë produkte vendore me qëllim që të mbështeten kompanitë vendore të mos ulin prodhimtarinë dhe mbajnë punëtorët, por njëherësh të kenë dhe një impuls financiar familjet me status të rrezikuar social./REL/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...