Google ADS

Digjet xhamia e vjetër e Magures, strehoheshin migrantë sirianë

11:12 | 21 Tetor 2020
L G

Është djegur xhamia e vjetër e fshatit Magure të komunës së Lipjanit.  Deri më tani nuk dihen rrethana që ka shkaktuar zjarrin brenda këtij objekti.

Sipas kryetarit të fshatit në objektin e ndërtuar në vitin 1888, strehoheshin migrantët sirianë.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e rë. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”./KlanKosova/

 

Të ngjashme